Politikë
Ndryshime në kabinetin qeveritar: Adea Pirdeni merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Administratës Publike
Reklamë e Sponsorizuar
Adea Pirdeni ka kaluar zyrtarisht nga pozita e ministres pa portofol në krye të një dikasteri me portofol të plotë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Administratës Publike.
Kjo lëvizje është zyrtarizuar pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet përkatëse. Fillimisht, ajo është liruar nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për t'u dekretuar më pas në krye të portofit të ri, duke u shkëputur nga çështjet e antikorrupsionit.
Ky riorganizim në qeveri u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama rreth dhjetë ditë më parë. Ai argumentoi se, në kushtet kur vendi po zhvillon negociata intensive për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e domosdoshme që përmes kësaj ministrie të zgjerohet diapazoni i detyrave, angazhimeve dhe objektivave, me qëllim forcimin e mëtejshëm të shtetit evropian të shqiptarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: