Politikë
Dy avokate largohen nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë, Dixon merr vendimin
Reklamë e Sponsorizuar
Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan, nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi, në prag të nisjes së procedurave në Apel.
Sipas njoftimit të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy avokateve.
Megjithatë, Dixon ka deklaruar se largimi i tyre nuk do të ketë ndikim negativ në interesat e klientit të tij, Kadri Veselit, dhe as nuk do të ndikojë në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.
Largimi i dy avokateve vjen në një fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor, kur vëmendja është përqendruar te procedurat e ardhshme në Apel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: