Politikë
Kancelari gjerman Merz: Bllokimi në dialogun Kosovë-Serbi po pengon zhvillimin e të gjithë rajonit
Reklamë e Sponsorizuar
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje të prerë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten peng i së kaluarës, duke theksuar se gjuha përçarëse dhe polarizimi politik përbëjnë pengesë serioze për integrimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Sipas shefit të ekzekutivit gjerman, mungesa e rezultateve konkrete dhe ngecja e vazhdueshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po mbajnë peng zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, prandaj ka kërkuar angazhim urgjent për të arritur përparim të ndjeshëm në këtë proces.
Gjatë fjalimit të tij në hapjen e Samitit të Procesit të Berlinit, Merz vuri në dukje se për t'u siguruar gjeneratave të reja një perspektivë më të ndritur, shtetet e rajonit duhet domosdoshmërisht të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe glorifikimi i figurave të dënuara për krime lufte – duke aluduar drejtpërdrejt te veprimet e Serbisë dhe homazhet e bërë për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq.
“Retorika përçarëse dhe polarizimi në rritje nuk mund të na çojnë drejt një Evrope më prosperuese, dhe historia nuk do ta vlerësojë mirë këtë shoqëri në këto kohë komplekse. Në vitin 2008, Procesi i Berlinit refuzoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk duhet t’i hedhim benzinë atij zjarri, por duhet t’i përmbahemi bazës evropiane. Kjo ka të bëjë edhe me normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë–Beograd, që po pengon përparimin e të gjithëve. Ne inkurajojmë urgjentisht përgjegjësi dhe përparim në këtë drejtim”, ka deklaruar Merz.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: