Sport
Rice nuk ka dyshime: Harry Kane është njeriu që duhet të ngrejë Topin e Artë 2026
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i kombëtares së Anglisë, Declan Rice, është shprehur i bindur se bashkëkombësi i tij, Harry Kane, është kandidati ideal dhe fituesi i merituar i trofeut prestigjioz "Topi i Artë" për vitin 2026.
Në një prononcim të dhënë për "TNT Sports", Rice nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin e njohur, duke vënë në pah statistikat e tij mbresëlënëse. "Harry është fituesi i qartë. Shifrat e tij flasin vetë, ndërsa viti që ka pasur ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai është thjesht… i çmendur", u shpreh ai.
Sipas mesfushorit, përmasat e vërteta të talentit të Kane kuptohen qartësisht si në fushë, kur e ka mbështetje, ashtu edhe kur i duhet ta ketë përballë si kundërshtar.
"Kur luan me të, e kupton se sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij… është vuajtje! Ai është i jashtëzakonshëm, një lojtar kaq i mirë. Jam me fat që mund të luaj me të, por jo edhe aq me fat kur më duhet të luaj kundër tij", shtoi më tej Rice.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të zhvillohet të hënën në qytetin e Londrës, ndërkohë që gara për trofeun më të lakmuar individual mbetet e hapur, ku krahas Harry Kane, në mesin e favoritëve kryesorë radhiten edhe yjet Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: