Politikë
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar synimin e tij për të garuar për pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë procesit zgjedhor të brendshëm që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Gjatë një prononcimi për mediat, Rama ka fshikulluar udhëheqjen aktuale, duke i bërë thirrje hapur kryetarit të deritanishëm, Lumir Abdixhiku, që tërhiqet nga drejtimi i partisë.
“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj se kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me u bë”, ka deklaruar Rama.
Kujtojmë se ishte pikërisht Lumir Abdixhiku ai që e ftoi dhe e prezantuar Përparim Ramën si kandidat të LDK-së për të parin e kryeqytetit në vitin 2021. Në atë periudhë, Rama ishte i panjohur në skenën politike, ndërsa gëzonte reputacion si arkitekt dhe urbanist me karrierë ndërkombëtare.
Nën siglën e LDK-së, Rama ka arritur të triumfojë dy herë radhazi në garën për kryetar të Prishtinës, përkatësisht në zgjedhjet e vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025.
Megjithatë, pavarësisht angazhimit të tij politik dhe drejtimit të komunës më të madhe në vend nën petkun e kësaj partie, Rama ka theksuar shpeshherë se nuk është anëtar zyrtar i LDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: