Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gërvalla vlerëson Pecin: Do të mbahet mend për guximin dhe betejën kundër korrupsionit

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gërvalla vlerëson Pecin: Do të mbahet mend për guximin dhe betejën kundër korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke theksuar se trashëgimia e tij politike do të lidhet ngushtë me reformimin rrënjësor të bujqësisë dhe luftën e pandalshme kundër paligjshmërisë. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave dhe kritikave të drejtuara ndaj tij, Gërvalla e ka cilësuar Pecin si një ndër zyrtarët më të guximshëm që kanë shërbyer në përbërjen e Qeverisë Kurti II. “Për ta ulur pak nivelin e dezinformit dhe propagandës. Ministri Faton Peci, ish-ministri i bujqësisë, kryetari i sotëm i Mitrovicës. Do të mbahet mend për transformimin e bujqësisë, si një prej ministrave për luftimin e pakompromis të krimit dhe të korrupsionit, dhe do të mbahet mend si një prej ministrave më të guximshëm të Qeverisë Kurti II. E çka flitet në këtë sallë duhet të jetë edhe në përputhje me atë çka dëgjonim nga familjarët, nga fqinjët edhe nga qytetarët e Republikës tonë, të cilët çdo ditë dhe në çdo vend do t’ia përsërisin pikërisht këtë gjë tashmë”, u shpreh ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar