Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe jo të personalizohen

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe jo të personalizohen
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vënë inë pah domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimit të vendimeve të saj, duke theksuar se akti i lartë juridik duhet të qëndrojë mbi çdo pushtet dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Gjatë fjalës së saj në ceremoninë solemne për 17-vjetorin e themelimit të këtij institucioni kyç, Shiroka-Pula vlerësoi se autonomia e Gjykatës Kushtetuese përbën shtyllën kryesore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve. “Kushtetuta i përcakton këto kufij, ajo garanton se askush nuk është mbi ligjin, se pushteti nuk është i pakufizuar dhe se të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk varen nga vullneti i atyre që ushtrojnë autoritetin publik. Prandaj, pavarësia e gjykatës kushtetuese, nuk është vetëm një parim juridik, ajo është një garanci themelore e demokracisë, e sundimit të ligjit dhe e besimit të qytetarëve se kushtetuta do të mbrohet në praktikë në çdo rrethanë dhe pa përjashtim. …Gjykata kushtetuese, ka një përgjegjësi të veçantë në artikulaturën demokratike të shtetit. Ato sigurojnë që kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumente thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik. Të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet”, deklaroi Shiroka-Pula. Më tej, ajo shtoi se misioni i këtij institucioni fitoj peshë edhe më të madhe gjatë periudhave të ngarkuara me kriza politike, kur mbi institucione ushtrohet presion dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese vihet në provë të vështirë. “Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohën e krizave politike, kur presioni mbi institucionet rritet dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese bie në sprovë. Pikërisht në këto momente dëshmohet rëndësia e gjykatave të pavarura, ato garantojnë që ushtrimi i pushtetit të mbetet brenda kufijve të kushtetutës. Për Kosovën, si shtet i ri, gjykata kushtetuese ka një rëndësi të veçantë. Vendimet e gjykatës kushtetuese, respektohen dhe nuk personalizohen pavarësisht efekteve të tyre politike. Përvoja e gjykatës kushtetuese, federale të Gjermanisë, e gjykatave të tjera evropiane, dhe ekspertiza e Komisionit të Venecias, përbëjnë një mundësi të çmuar për të diskutuar sfidat e përbashkëta për të thelluar dialogun juridik, dhe të përforcuar standardet e mbrojtjes së rendit kushtetues. Përvoja tona mund të ndryshojë, por parimet që na bashkojnë janë të njëjta. Forca e një demokracie nuk matet me mungesën e kufijve të pushtetit, por me gatishmëri për të respektuar ato. Kur kushtetuta është mbi pushtetin, të drejtat e qytetarëve janë më të sigurta, kur institucionet i nënshtrohen kushtetutës, demokracia është më e fortë”, nënvizoi Shiroka-Pula.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar