Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Bastisje në Komoran/ Këta janë dy personat e arrestuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 07:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bastisje në Komoran/ Këta janë dy personat e arrestuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale
Një aksion i zhvilluar në orët e pasdites së djeshme nga njësitë e Hetimeve dhe Krimeve Kibernetike ka çuar në ndalimin e dy personave në Komoran të Drenasit, nën dyshimet për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se bastisja është kryer në një biznes, ku zhvillohej aktivitet i ndaluar i lojërave të fatit dhe skemave mashtruese financiare. Të ndaluarit në këtë rast janë: A.Brahimi, 31-vjeçar dhe E.Lladrovci, 21-vjeçar. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy telefona dhe dy SIM kartela, që dyshohet se janë përdorur për organizimin dhe komunikimin brenda rrjetit të bixhozit. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj tyre është inicuar rasti për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa janë ndaluar për 48 orë. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar