Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Ukshini: Me këto zgjedhje Shqipëria i është afruar pragut të BE-së

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 06:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ukshini: Me këto zgjedhje Shqipëria i është afruar pragut të BE-së
Ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, vlerëson se me zgjedhjet e fundit të mbajtura në fundjavë, Shqipëria i është afruar pragut të Bashkimit Evropian. Edi Rama është duke u parashikuar të marrë edhe mandatin e katërt në postin e kryeministrit të Shqipërisë. Partia Socialiste e tij po kryeson dukshëm. “Brenda standardeve të Shqipërisë, siç më thanë edhe miq nga Shqipëria, janë zgjedhjet më të mira të bëra. Plus jashtëzakonisht i mirë në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Është në pragun drejt Bashkimit Evropian me këto zgjedhje”, ka thënë Ukshini në “Interaktiv” të KTV-së. Ukshini ka thënë se marrja e mandatit të katërt nga Rama, nuk i bën mirë demokracisë. “Sigurisht nuk i bën mirë demokracisë”, tha Ukshini. Ukshini ka thënë se Rama e ka reformuar jashtëzakonisht shumë Partinë Socialiste. “E ka përcjellë në mënyrën më të mirë gjithë korpusin e politikanëve të kohës së Fatos Nanos, në kuptimin duke u thënë ‘hap krahun’”, tha Ukshini. Ukshini ka thënë se Partia Socialiste në të ardhmen rrezikon të pësojë si Partia Demokratike e Shqipërisë, kur të përfundojë periudha e Ramës. “Mund të themi se tash Rama është pa pasardhës në parti”, tha Ukshini. Ukshini: Sali Berisha i takon historisë, por nuk arriti ta disiplinojë vetveten Sa i përket për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Ukshini ka thënë se ai i takon historisë dhe nuk arriti ta disiplinonte vetveten. “Sali Berisha mendoj se i takon historisë. Ka një meritë dhe kapitull të rëndësishëm në historinë e tranziconit shqiptar. Por, nganjëherë, siç thonë filozofët, ta mundësh vetveten është problem. Ai s’ka arritur ta disiplinojë vetveten, ambiciet e tij”, tha Ukshini.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar