Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes. Presidenti amerikan i bëri këto deklarata duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës. Ai tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia”nuk dha asgjë në këmbim. “Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë mbi krimin kibernetik. Më parë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin shprehu vlerësimin e tij se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit. “Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Yuri Ushakov. “Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me perspektivat e përfundimit të konfliktit. Ai tha gjithashtu se Rusia është gati të rifillojë bisedimet trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Bisedimet ka të ngjarë të mbahen në Abu Dhabi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar