Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 2 min lexim

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 21:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
Rruzhdi Binaku çdo ditë udhëton me autobusin e linjës Mitrovicë -Prishtinë. Kjo pasi Binaku tash e disa vite punon në kryeqytet. E çmimi i biletës që paguan për rrugën që bënë nga fshati Lumadh i Vushtrrisë në Prishtinë për të është i lartë. “Bilat shumë shtrenjte është , se nafta u lirua, 1 euro e 15 cent e tash bileta është katastrofë . Atëherë ke më shumë llogari me ardhme kerr e mbush kerrin edhe një javë ditë vjen”, thotë ai. Por ky çmim nuk po i duket i lartë disa kompanive që transportojnë udhëtarë nga Mitrovica në Prishtinë. Madje, ata kanë kërkuar që çmimi i biletës të rritet për 30 centë. Shoferët e linjave Prishtinë Mitrovicë nuk kanë dashur të flasin para kamerës. Mirëpo ata kanë thënë se ka pasur një iniciativë që biletat prej Prishtinë në Mitrovice të bëhen prej 1.50 cent në 1.80 cent iniciativë e cila nuk është aprovuar. E kjo iniciativë sipas Shoqatës së Autobusëve në Mitrovicë ka ardhur nga disa kompani të vogla. Kërkesa për rritjen e çmimi ishte bërë pasi së shpejti pritet të ulët numri i udhëtarëve studentë, të cilët do të përfundojnë ligjëratat universitare. “Kanë pas disa që nuk janë kompetent për atë punë që i kanë një autobusë dy, disa firma që nuk ja vlen me fol më të, nuk kanë udhëtar dhe kanë menduar me shtrejtu biletat, kur shtrenjtohen biletat ne i qesim në media e gjejmë një arsye për çka është shtrenjtuar. Kanë qenë disa kompani të vogla, një apo dy , tash është pak sezona ju bien puna për Prishtinë dhe janë munduar hajt të bëjmë diçka me interesant .Nuk kanë dhënë kurrfarë arsye veç lëshohen studentët ka me pak punë edhe qata”, ka thënë Enver Boletini nga shoqata e autobusëve në Mitrovicë E kjo kërkesë për disa udhëtarë është e paarsyeshme. “Jo nuk është i arsyeshëm, ma real është 1. 50, tash nuk po e di janë shtrenjtuar krejt”, u shpreh një udhëtar Për herë të fundit çmimet e biletave nga Prishtina në Mitrovicë janë ngritur në vjeshtën e vitit 2022./teve1
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar