Aktuale
Aktivisti Malo: Nga kriza e bukës te Gërdeci, si na zhytën PS dhe PD në këtë gjendje gjatë katër dekadave
Reklamë e Sponsorizuar
Aktivisti Besmir Malo, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar valën e protestave që vazhdojnë prej disa javësh, duke i lidhur ato me sfidat dhe ngjarjet më të bujshme që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë në katër dekadat e fundit.
Gjatë fjalës së tij, Malo u shpreh se angazhimi protestues ka qenë një konstante e jetës së tij që nga fëmijëria, duke kujtuar periudha të vështira si krizat e vitit 1992 dhe 1997, tragjedinë e Gërdecit, si dhe ngjarjet e rënda të 21 Janarit.
"Unë i përkas brezit të 40-vjeçarëve, për të cilët protesta ka nisur që në ditën e parë të jetës. Kam përjetuar krizën e bukës në vitin '92, dhe në vitin '97, në vend që të kisha fëmijëri normale si 12-vjeçar, babai im si ish-ushtarak detyrohej të më mësonte përdorimin e armëve për të mbijetuar. Jam dëshmitar i katër dekadave ku kemi parë Gërdecin, 21 Janarin dhe padrejtësi të pafundme," u shpreh ai.
Malo vuri theksin te përgjegjësia e dy forcave kryesore politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat sipas tij, përmes qeverisjeve dhe koalicioneve të tyre gjatë këtyre 36 viteve, e kanë katandisur vendin në këtë gjendje aktuale.
Duke u ndalur te zhvillimet e fundit, ai përmendi se protestat, të cilat kanë kaluar në faza të ndryshme përfshirë edhe ato më të ashprat, tregojnë se qytetarët po kthejnë vëmendjen te problemet reale. Megjithatë, ai bëri thirrje për një reflektim më të gjerë shoqëror, duke shtuar se përgjegjësia për realitetin tonë shtrihet te të gjithë ne, përfshirë rolin tonë si prindër dhe qytetarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: