Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Takim prekës në Kryeministri: Edi Rama i përgjigjet pozitivisht dëshirës së 27-vjeçarit

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Takim prekës në Kryeministri: Edi Rama i përgjigjet pozitivisht dëshirës së 27-vjeçarit
Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara, një vizitë e cila është bërë publike përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka zbuluar edhe mesazhin prekës që i riu i kishte dërguar më herët për të kërkuar një takim personal. Në mesazhin e tij, i riu shpjegonte se nuk kishte asnjë kërkesë apo interes material, por thjesht një dëshirë të madhe nga zemra për të takuar kryeministrin e vendit të tij nga afër. “Përshëndetje, zoti Kryeministër Edi Rama! Jam një djalë 27-vjeçar nga Shqipëria, person me aftësi të kufizuara, dhe përdor karrocë me rrota. Kam një dëshirë shumë të madhe nga zemra, që një ditë të kem mundësinë t’ju takoj personalisht. Nuk ju shkruaj për ndonjë interes apo për të kërkuar diçka, por sepse do të ishte një kënaqësi e madhe për mua të takoja kryeministrin e vendit tim. Ndonjëherë, një takim i shkurtër mund të ketë shumë kuptim për një njeri dhe për mua, do të ishte një moment që do ta mbaja mend gjatë gjithë jetës. Do të kisha shumë dëshirë t’ju përshëndesja nga afër dhe nëse do të ishte e mundur, të bënim edhe një fotografi së bashku, si kujtim nga ky takim. E di që keni shumë angazhime, por shpresoj të gjeni mundësinë për të më kushtuar disa minuta nga koha juaj. Nuk kërkoj asgjë më shumë,” shkruante ai në mesazhin e tij drejtuar kreut të qeverisë. Në videon e publikuar nga ky takim, Rama shfaqet duke pritur ngrohtësisht të riun, ndërsa pamjet përcjellin momente emocionale mes tyre. Vetë kryeministri e ka shoqëruar materialin pamor me një dedikim ku e cilëson djalin si një mysafir ndryshe nga të tjerët. “Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur”, shkruan Rama në mbishkrimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar