Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Skandaloze: Klinika “Empatia” në Mitrovicë me psikologe të rrejshme dhe terapi nga persona të pakualifikuar?

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 19:46
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandaloze: Klinika “Empatia” në Mitrovicë me psikologe të rrejshme dhe terapi nga persona të pakualifikuar?
Publikuar më: Valmire Sylejmani, një prind dhe qytetare e angazhuar nga Mitrovica, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të prezantimit të një “psikologe klinike” të paautorizuar nga një klinikë private në qytet. Sipas saj, kjo klinikë kishte tentuar të përfshihej në vlerësime të fëmijëve dhe ligjërata për stafin e një çerdhe shtetërore, duke u prezantuar me staf joprofesional dhe me tituj të rrejshëm. Pas reagimeve publike, kjo nismë ishte anuluar, mirëpo klinika kishte vazhduar aktivitetin duke u përpjekur të fshihej pas të ashtuquajturve “profesionistë”. Sylejmani ka mirëpritur veprimin e Ministrisë për mbylljen e përkohshme të klinikës, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve. Ajo ka ngritur shqetësimin se individë pa përgatitje të duhur profesionale, përfshirë studentë apo persona me vetëm diplomë Bachelor, po mbajnë terapi që prindërit i paguajnë si shërbime profesionale. “Duhet më shumë inspektime dhe ndëshkime për të ndalur këto mashtrime të rrezikshme,” theksoi ajo, duke apeluar për më shumë transparencë dhe përgjegjësi në ofrimin e shërbimeve psikologjike për fëmijët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar