Aktuale
Mbështetje për Luginën, Ardita Sinani takon Presidenten Shiroka-Pula: Apel për votimin e numrit 17
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ku në qendër të vëmendjes ka qenë nevoja për mbështetje institucionale nga Kosova për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Sinani ka bërë të ditur se në këtë takim ajo është shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Luginës së Preshevës.
Gjatë bisedës, siç njofton kryetarja e Preshevës, Presidentja Shiroka-Pula u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote që t'i japin mbështetjen e tyre listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Mirënjohje Presidentes për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës!”, ka shkruar ndër të tjera Ardita Sinani pas përfundimit të takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: