Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kryetari i PD-së u bën thirrje qytetarëve: Dilni në krah të studentëve, e vetmja zgjidhje për t'i kthyer vendit normalitetin

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i PD-së u bën thirrje qytetarëve: Dilni në krah të studentëve, e vetmja zgjidhje për t'i kthyer vendit normalitetin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i bashkohen dhe të mbështesin studentët dhe të rinjtë, të cilët tashmë kanë hyrë në ditën e nëntë të protestës së tyre. Nëpërmjet një videomesazhi, lideri i opozitës ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai po thur një skenar për të destabilizuar Shqipërinë dhe për t'ia faturuar më pas fajin vetë studentëve. Po ashtu, ai ka denoncuar praninë e individëve të maskuar që, sipas tij, kanë dalë nga dyert e Ministrisë së Brendshme për t'u infiltruar mes turmës së protestuesve me qëllim që të kryejnë akte të paligjshme. Videomesazhi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha: Hipokrizia dhe cinizmi i padrinos vazhdon, vetëm pak orë pasi zhyti Tiranën nën terrorin e mercenarëve të paguar. Pasi mbuloi për orë të tëra rresht qiellin e Tiranës me re të zeza gazi lotësjellës dhe djegës. Pasi përdori bomba shurdhuese dhe breshëritë e plumbave të gomës duke çarë barkun dhe shpuar kafkën e studentëve heronj. Dhe pasi ju ripërsëriti si mizor shqiptarëve mbrëmë, pamje të mirëfillta lufte, Edi Rama vazhdon hipokrizinë e tij, cinizmin e tij ekstrem duke ftuar studentët në dialog. Por kësaj here nuk vendosi karrige luksi, por plastike e teneqeje. E përsëris edhe një herë; Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme! Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë! Jep dorëheqjen, pasi vetëm dorëheqja e fut vendin në shinat e normalitetit. Ditën e djeshme, plani i Edi Ramës për terrorin e kuq dështoi. Falë heroizmit të studentëve të cilët nuk u frikësuan përpara dhunës dhe terrorit, por dhe falë pedagogëve guximtar, që duke dalë në mbështetje të studentëve te tyre, fëmijëve të shqiptarëve, e shkërmoqën strategjinë e dhunës dhe terrorit e kuq. Por Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre. Kjo u duk qartë dje; Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministra e Brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë, sulmuar bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve. Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që e kapën na flagrancë me video, këtë grup terrorist që u lëshua nga ambientet e ministrisë se krimit, e cila parandaloj një tragjedi absolutisht të stisur nga Edi Rama. Ftoj qytetarët të bashkohen sot me studentët, si e vetmja mënyrë për tu ndarë sa me shpejt me Padrinon dhe narkoshtetin e tij. Në videomesazhin e tij të sotëm, Edi Rama gjysmën e kohës foli për dialogun, ndërsa gjysmën tjetër vijoi kërcënimet e tij, pjesë e strategjisë së terrorit të kuq. Kërcënoi me ndëshkime konstante, ligjore, financiare etj. Kërcënoi studentët që rreh barbarisht, me ndëshkime për ato krime, që dje tentoi të kryente vet me grupin e maskuar që lëshoi nga ministria. Partia Demokratike garanton çdo protestues, student apo qytetar se me largimin e Padrinos nga pushteti, çdo dhunues i tyre do të ndëshkohet në përputhje me ligjet më të rrepta, dhe çdo protestues do të dekorohet dhe do të dëmshpërblehet 100% për dëmet që ka pësuar dhe dënimet e pamerituara që ka marrë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar