Sport
Operacioni përfundon me sukses, mesfushori i Kombëtares nis fazën e rikuperimit
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i njohur kosovar, Muharrem Jashari, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditës së sotme, e cila ka kaluar me sukses të plotë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori i skuadrës ukrainase LNZ Cherkasy përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për stafin mjekësor. “Operacioni shkoi mirë. Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë ekipin e tij për kujdesin profesionist. Tani fillon rikthimi. Do të rikthehem më i fortë. Shihemi së shpejti”, ka theksuar ai në mesazhin e tij.
Për shkak të kësaj ndërhyrjeje dhe procesit të rehabilitimit që e pason, Jashari pritet të mungojë në radhët e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: