Kronikë
Gjykata e Apelit merr vendimin përfundimtar: Gani Geci mbetet pas hekurave
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Apelit ka marrë vendim zyrtar për të rrëzuar ankesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Gani Gecit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë së paraburgimit të caktuar nga shkalla e parë.
Sipas burimeve zyrtare, ekipi mbrojtës kishte kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës Themelore dhe lirimin e menjëhershëm të klientit të tyre, ose alternativisht, zëvendësimin e paraburgimit me një masë më të lehtë, siç është ndalimi i afrimit te personat apo vendet e caktuara.
Megjithatë, pas shqyrtimit të dosjes, Apeli e ka vlerësuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar, duke e lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Themelores për mbajtjen e tij në paraburgim.
Kujtojmë se Gani Geci u ndalua nga organet e rendit më 13 tetor, pas një kallëzimi të bërë nga gazetari Lirim Mehmetaj, ndërsa vetëm një ditë më vonë, më 14 tetor, gjykata i caktoi atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: