Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Porta e paprekur dhe emocione të forta: Etrit Berisha flet pas rikthimit spektakolar te Kombëtarja

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Porta e paprekur dhe emocione të forta: Etrit Berisha flet pas rikthimit spektakolar te Kombëtarja
Portieri Etrit Berisha ka shijuar një rikthim të paharrueshëm në radhët e Kombëtarjes shqiptare, pasi 37-vjeçari arriti të ruajë portën e paprekur në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Pas sfidës, gardiani kuqezi nuk i fshehu emocionet e theksuara për këtë rikthim pas një mungese të gjatë, duke e krahasuar ndjesinë e zbritjes në fushë si në ditët e para të karrierës së tij. “Ndjesia? Ishte emocionuese. Sidomos kur hyra këtu në stadium. Fillimisht dua të përshëndes të gjithë stafin, lojtarët dhe gjithë tifozët që ishin sot. Dhe kur dola, më kishte munguar të them të drejtën. M’u duk vetja si për herën e parë. Ishte një emocion jashtëzakonisht i mirë. Sidomos me këtë fitore. Gjithsesi ishte edhe kulmi i kësaj dite”, u shpreh Berisha fillimisht. Duke folur për rëndësinë e fanellës kuqezi, ai theksoi se interesi i ekipit kombëtar qëndron mbi çdo emër të përveçëm, duke shprehur gatishmërinë e tij të përhershme për të dhënë kontributin e tij. “Për mua gjithmonë ka qenë kombëtarja mbi të gjitha. Pa marrë parasysh individët, si unë apo një tjetër. Nuk ka rëndësi, kur të thërret kombëtarja kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë prezent. Shpresoj sikur sot(dje), t’i ndihmoj çunave dhe të arrijmë gjëra të bukura”, u shpreh më tej ai. Duke analizuar ndryshimet në skemat e lojës dhe ecurinë e takimit, portieri u ndal te vështirësitë e fillimit të ndeshjes, nervozizmin e lojtarëve dhe presionin që ushtroi kundërshtari në fraksionin e parë të lojës. “Ndryshimi i trajnerëve? Tani mundohemi që të krijojmë një imazh, që e kemi më shumë mundësinë që të luajmë me topin. Jo vetëm në fazën mbrojtëse. Sot(dje) ishte pak e vështirë, sidomos në fillim për shkak… Ishte edhe loja e parë e rëndësishme. Të gjithë çunat ishin pak nervoz se nuk dihej si do të shkonte. Bjellorusia në fillim ka bërë presion shumë të mirë dhe kanë qenë shumë të shpejt, sidomos në fazën e fundit. Mendoj se gradualisht, fillon e luan më mirë”, shtoi ai. Në përmbyllje të prononcimit të tij, Berisha vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, e cila sipas tij mori frenat e lojës në dorë dhe meritojë plotësisht suksesin përfundimtar. “Filluam të marrim lojën në kontroll. Sidomos në pjesën e dytë ishim fantastik. Kjo e ka bërë fitoren edhe më të madhe besoj”, përfundoi Berisha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar