Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Në krah të djalit në Gjermani, dalja e rrallë publike e Priscilla Presley

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në krah të djalit në Gjermani, dalja e rrallë publike e Priscilla Presley
Priscilla Presley ka tërhequr vëmendjen e publikut me një dalje të rrallë, duke u shfaqur këtë të martë në Gjermani nën shoqërinë e djalit të saj, Navarone Garibaldi Garcia. Ish-bashkëshortja e ikonës së muzikës, Elvis Presley, ka udhëtuar drejt qytetit Baesweiler në kuadër të turneut të saj të titulluar “An Evening with Priscilla Presley”. Në moshën 81-vjeçare, ajo ka pozuar përpara kamerave krah djalit të saj 31-vjeçar, Navarone, i cili është njëkohësisht muzikant i njohur dhe frontmen i grupit “Them Guns”. Navarone është fëmija i lindur nga lidhja e gjatë e Priscillës me Marco Garibaldin, me të cilin ajo ndau një marrëdhënie sentimentale nga viti 1984 deri në vitin 2006. Gjatë këtij eventi në shtetin gjerman, ajo u shfaq me një stil mjaft elegant, e veshur me një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë, ndërsa flokët e saj të kuq ishin stiluar me mjaft volum. Turnei “An prostatitis with Priscilla Presley” (An Evening with Priscilla Presley) sjell për publikun një format bisede të hapur në skenë, ku ajo tregon kujtime intime, detaje nga karriera dhe rrëfime rreth jetës së saj pranë Elvis Presleyt, por edhe periudhës pas largimit të tij nga jeta. Kjo paraqitje përbën një nga daljet e pakta publike për biznesmenen kohët e fundit. Angazhimi i saj i fundit madhor daton në korrik, kur ajo mori pjesë në një aktivitet kushtuar stilit të jetesës në Mallorca, ndërsa në muajin mars ajo vizitoi muzeun “Elvis Memphis” gjatë një udhëtimi në Danimarkë. Priscilla dhe Elvis Presley kurorëzuan dashurinë e tyre në Las Vegas më 1967, për t'u ndarë në vitin 1972 dhe për ta finalizuar divorcin një vit më vonë. Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e lor, Lisa Marie Presley, e cila lindi në vitin 1968 dhe u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2023 në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një bllokimi në zorrën e hollë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar