Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

LDK-ja dorëzon kërkesën për anulimin e rritjes së çmimit të energjisë

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 09:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LDK-ja dorëzon kërkesën për anulimin e rritjes së çmimit të energjisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Zyrat e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kërkesën për anulim të vendimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike. LDK-ja shkroi në Facebook se kanë mbështetjen edhe të deputetëve të tjera për anulimin ose shtyrjen e vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë, duke shtuar sekërkojnë edhe anulimin e rritjes së çmimit. LDK-ja tha se kjo kërkesë “është hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme”. Kjo parti kërkoi edhe zbatim të konsultimeve publike, dorëzim i analizës së plotë në Kuvend dhe zotim për të gjetur alternativa “që nuk rëndojnë qytetarët”. “Sot, edhe zyrtarisht është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kërkesa e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetëve tjerë mbështetës për anulimin ose shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike. Me të njëjtën shkresë është kërkuar edhe anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për ekonomitë familjare”, ka shkruar LDK-ja në Facebook. Lidhja Demokratike shtoi se ky është vetëm një hap për të mbrojtur interesin e qytetarëve “përballë një vendimi që do të ketë pasoja në vështirësimin e jetës së secilit qytetar e biznes në Kosovë”. “Do të ketë edhe veprime tjera sapo të themelohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit që janë bllokuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë”, ka shtuar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar