Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

AAK-ja e çon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 09:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AAK-ja e çon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit. AAK-ja ka njoftuar se kanë dorëzuar edhe vendime “të tjera të natyrës së njëjtë” që kanë të bëjnë me seancat paraprake dhe të mëvonshme lidhur me këtë çështje. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se çështjen e kanë dërguar në Kushtetuese së bashku me deputetët e LDK-së dhe të PDK-së për të saktësuar shkeljet kushtetuese, e edhe sipas tij, për të dhënë zgjidhje “se si të dalim nga ky ngërç”. Haradinaj ka shkruar në Facebook se moskonstituimi i Kuvendit është bërë lojë e turpshme, duke u shprehur se seancat e përsëritura çdo 48 orë “janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore. “Loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet. Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore. Dëmet nga bllokada që po i bëhët konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese. Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç”, ka shkruar kreu i AAK-së. Haradinaj shtoi se dërgimi i çështjes në Kushtetuese pret të jetë i shpejtë. “Natyrisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt!”, shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar