Aktuale
Tragjedi në Skenderaj: Humb jetën në vendin e tij të punës biznesmeni Raif Aliu
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë me fatalitet ka tronditur ditën e sotme komunën e Skenderajt, ku një qytetar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në fabrikën e tij. Viktima e këtij incidenti tragjik është identifikuar si Raif Aliu, me origjinë nga fshati Likofc.
Lajmi për humbjen e jetës së tij ka nxitur reagime dhe ngushëllime nga krerët lokalë. Ndër të parët që ka ngushëlluar familjen onlne ka qenë edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku, i cili ka evokuar kujtimin e të ndjerit përmes një mesazhi prekës.
“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur”, ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.
Ndërkaq, familja e viktimës, familja Aliu, ka njoftuar se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen të publike pasi të përfundojnë procedurat e autopsisë nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: