Kronikë
Tragjedi në një punishte në Skenderaj: Humb jetën Raif Aliu, kryetari Lushtaku shpreh ngushëllime
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë me pasojë fatale ka ndodhur në komunën e Skenderajt, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një incidenti tragjik në vendin e tij të punës.
Sipas informacioneve, viktimë e këtij aksidenti është Raif Aliu nga fshati Likofc. Ai humbi jetën në mënyrë tragjike përgjatë kohës sa po punonte në fabrikën e tij.
Lajmi i hidhur ka prekur thellë komunitetin lokal, ndërsa ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
Përmes një reagimi, Lushtaku ka lartësuar figurën e të ndjerit: “Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur”.
Nga ana tjetër, familja Aliu ka bërë të ditur se njoftimi lidhur me ceremoninë e varrimit do të publikohet porsa të përfundojë obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: