Aktuale
Triumfi ndaj Barcelonës i kushton shtrenjtë PSG-së: Tri dëmtime alarmojnë Luis Enriquen
Reklamë e Sponsorizuar
Paris Saint-Germaini doli fitues nga përballja spektakolare kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve me shifrat 4-2, mirëpo ky sukses ka lënë pasoja të rënda në kampin francez, pasi skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka humbur tre lojtarë kyç për shkak të dëmtimeve gjatë duelit.
Ousmane Dembélé, Marquinhos dhe Khvicha Kvaratskhelia u detyruan që të linin fushën e gjelbër para kohe për shkak të problemeve fizike që shfaqën gjatë lojës.
Sulmuesi Ousmane Dembélé ishte i pari që kërkoi ndihmë mjekësore dhe zëvendësim qysh në fraksionin e parë të ndeshjes, pasi ndjeu dhimbje në muskulatin e këmbës së majtë.
Në pjesën e dytë, situata u përkeqësua edhe më shumë kur kapiteni Marquinhos ndjeu shqetësime fizike, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia u detyrua të braktisë fushën pas një ndërhyrjeje të ashpër. Kohëzgjatja e mungesës së tyre pritet të konfirmohet zyrtarisht pas testeve mjekësore.
Pavarësisht rezultatit pozitiv dhe pikëve të plota ndaj katalanasve, ekipi parizien tani gjendet në alarm të kuq, duke u shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tre prej shtyllave kryesore të formacionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: