Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Humbja dramatike ndaj Spanjës, Tuhel: Gabimet individuale na kushtuan

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Humbja dramatike ndaj Spanjës, Tuhel: Gabimet individuale na kushtuan
Përfaqësuesja e Anglisë është mposhtur në stadiumin “Wembley” nga Spanja me rezultatin 2-3, në një duel ku vendasit kanë dalë me shumë keqardhje. Dy golat e parë të pësuar nga spanjollët ishin pasojë e gabimeve direkte në prapavijë. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i anglezëve, Tuhel, ka analizuar disfatën, duke u ndalur te paraqitja e mbrojtësve Mark Guehi dhe Niko O’Reilli. Tekniku nuk e ka përjashtuar mundësinë që performanca e tyre të jetë ndikuar nga situata rreth dënimit të Mançester Sitit. “Shumë gabime? Nuk e di pse, sidomos në fillimin e ndeshjes. Duhet të flasim për këto gabime më pas. Nuk mund të fajësojmë askënd, thjesht kështu ndodhi. Në nivelin elitar, nëse këto gjëra ndodhin, humbet edhe nëse luan një ndeshje të mirë,” u shpreh fillimisht ai. I pyetur nëse vendimi ndaj Sitit ka shpërqendruar skuadrën, trajneri shtoi: “Jo për mua, por e imagjinoj ndoshta për lojtarët e Mançester Sitit. Për mua, jo. Nuk do të komentoj këtë sepse është një gjyq që vazhdon. Nuk e bëra temë. Nuk ishte temë për mua.” Në fund, kreu i stafit teknik anglez pranoi se futbollistët diskutojnë mes tyre për çështje të tilla jashtë fushës. “Lojtarët kanë më shumë kohë se unë, kanë një seancë stërvitore, kështu që sigurisht, e imagjinoj se flasin për këtë. Por është mirë që e bëjnë,” përfundoi Tuhel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar