Sport
Tri vite në mbrojtje të identitetit: Lëvizja Kombëtare e Deçanit shënon përvjetorin e themelimit
Reklamë e Sponsorizuar
Në këtë përvjetor jubilar, është momenti për të nderuar përpjekjet për ringjalljen e vlerave të pastra arbërore-dardane, duke u mbështetur në frymëzimin e pashtershëm që buron nga figura e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.
Lëvizja Kombëtare e Deçanit dëshmon një vazhdimësi historike që ndërlidhet me trashëgiminë e lavdishme të epokës së Skënderbeut, figurës së Pjetër Bogdanit dhe gjithë plejadës së rilindasve tanë. Qëllimi kryesor i këtij angazhimi mbetet rikthimi i fuqishëm te rrënjët tona të lashta dhe afirmimi i identitetit tonë të patjetërsueshëm evropian.
U urojmë suksese të mëtejshme në këtë mision të shenjtë, i cili ka për synim mbrojtjen e traditës, ruajtjen e historisë dhe ngritjen e dinjitetit kombëtar në nivelet më të larta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: