Sport
Spanja mposht Anglinë në “Wembley” dhe regjundon ndeshjen e 39-të radhazi pa humbje
Reklamë e Sponsorizuar
Një mbrëmje spektakolare është zhvilluar të shtunën në stadiumin “Wembley”, ku Spanja dhe Anglia dhuruan një përballje të mbushur me kthesa dramatike në rezultat. Përballja mes dy kombëtareve u mbyll me triumfin e “La Roja”-s ndaj “Tre Luanëve” me rezultatin 3-2, një fitore kjo që e çon në 39 numrin e ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje për spanjollët.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri Luis De La Fuente u paraqit para mediave në konferencën për shtyp për të analizuar këtë përballje të fortë ndaj skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.
Duke folur për ecurinë e takimit, De La Fuente u shpreh: “Patëm 6-7 minuta ku një superfuqi na bëri dëme. Besoj se në përgjithësi, ndeshja ishte nën kontroll. Në disa raste, na kushtoi të vraponim pas shpinës së kundërshtarit”.
Tekniku spanjoll nuk i kurseu lëvdatat për grupin e tij: “E gjithë kjo uri është meritë e futbollistëve. Janë ambiciosë dhe me dëshirë për t’u përmirësuar. Kjo është meritë e këtij grupi që ka treguar vlera përtej aspektit futbollistik. Janë vlera jetësore që iu bashkohen talentit të madh futbollistik”.
Duke komentuar serinë historike të ndeshjeve pa humbje, ai shtoi: “Nxjerr në pah rrugëtimin e këtij brezi. Shifrat janë aty. Është shumë e vështirë të bësh atë që po bën kjo skuadër. Ndeshja e radhës do të jetë sikur të jetë e fundit. Ky është sekreti”.
Në lidhje me momentin vendimtar të ndeshjes dhe penalltinë e anglezëve, trajneri theksoi: “Përmbysja nisi kur patëm 3 raste të pastra dhe nuk i shënuam. E shihja skuadrën të aftë për të reaguar në çdo rrethanë. Jam i sigurt se edhe me rezultatin 3-1 do të kishim reaguar njësoj”.
I pyetur për paraqitjen e Ferran Torres, De La Fuente u shpreh: “Hugo Sanchez ishte shënuesi më i mirë me golat e shënuar me prekje të parë. Ferran është një goleador shumë i mirë. Jam i kënaqur me punën e tij dhe prej saj përfitoi më pas Mikel Oyarzabal. Kjo është një punë skuadre dhe kjo është forca që kemi”.
Në fund, ai bëri një koment edhe për talentin e ri Lamine Yamal: “Nuk e di se çfarë i kërkon Barcelona. Ne i kërkojmë të bëjë atë që i përshtatet më mirë stilit tonë të lojës. Është një mrekulli që është me ne”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: