Aktuale
Moti në Kosovë: Pas ditës me diell vijnë reshje shiu, rrebeshe dhe pluhur saharian
Reklamë e Sponsorizuar
Për ditën e sotme në Kosovë parashikohet mbizotërim i motit me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa duke filluar nga mesdita pritet një shtim gradual i vranësirave në të gjithë territorin.
Gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, vranësirat do të sjellin reshje lokale shiu. Në disa zona dhe momente të caktuara, këto reshje do të jenë në formë rrebeshesh afatshkurtër, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh, kurse intensiteti i tyre pritet të shtohet gjatë natës.
Një dukuri e veçantë do jetë prania e grimcave të pluhurit saharian në atmosferë, çka do të bëjë që në rajonet ku do të ketë reshje, shiu të jetë i përzier me baltë.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por mbizotërues do të jetë drejtimi juglindor. Ajo do të jetë lokalisht e fortë, me shpejtësi që do të lëvizë nga 15 deri në 40 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë vlera pranverore, ku minimalet do a zbresin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të ngjiten nga 19 deri në 23 gradë Celsius.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: