Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 08:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren
Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Klankosova.tv merr vesh se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit u ndaluan për 48 orë, nën dyshimin për shitje të paatuorizuar të armëve. Arrestimi i tyre erdhi pasi vdiq i riu, që dyshohet se e pësoi nga një armë zjarri ilegale. Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetimi, në drejtim të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri 7.500 euro dhe me burgim prej një deri në tetë vjet
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar