Kronikë
Aksion i Policisë: 11 drejtues mjetesh vihen në pranga për shkelje të rënda në trafik
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë 24 orëve të kaluara, strukturat e rendit në rajone të ndryshme të vendit kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacione policore 11 persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë publike përmes drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.
Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëntë nga personat e ndaluar drejtonin mjetet pa kaluar më parë provimin e patentës së shoferit. Bëhet fjalë për O.M. (26) dhe S.N. (30), të dy nga Shkupi, D.K. (26) nga fshati Jurumler, një i mitur 17-vjeçar nga fshati Studeniçan, K.D. (47) nga Gostivari, A.S. (18) nga Negotina, M.K. (46) nga Gjevgjelia, B.P. (36) nga Prilepi, si dhe K.D. (48) nga Manastiri.
Po ashtu, gjatë këtij aksioni është konstatuar se J.T. (36) nga fshati Viniçan i Komunës së Gradskos drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa F.G. (20) nga Koçani është kapur duke e drejtuar mjetin pavarësisht se ndaj tij figuronte një masë ndalimi aktiv për drejtim automjeti.
Autoritetet e rendit kanë njoftuar se pas sigurimit dhe kompletimit të të gjitha provave dhe dokumentacionit përkatës, ndaj secilit prej shkelësve do të ngrihen kallëzime penale në institucionet e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: