Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 2 min lexim

Fillojnë përgatitjet për themelimin e grupit “Rojet e Lagjes” në veri të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 12-05-2025 08:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fillojnë përgatitjet për themelimin e grupit “Rojet e Lagjes” në veri të Kosovës
Publikuar më: Sot, me fillim nga ora 18:00, pritet të mbahet takimi i parë themelues për krijimin e grupit qytetar “Rojet e Lagjes”, një iniciativë nga serbët e veriut që sipas tyre  synon rritjen e sigurisë dhe rendit në komunitet. Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe akterëve lokalë, ndërsa organizator i kësaj nisme është Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë serbe “Demokracia Serbe”. “Jepi zë” ka siguruar edhe grupin e formuar në rrjtete sociale që ka për qëllimin anëtarisimin e sa më shumë serbëve në Veri. Qëllimi kryesor i këtij grupi sipas Arsenijeviq është krijimi i një strukture vëzhguese dhe reaguese që do të kontribuojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në lagje, si dhe në ndërtimin e një komuniteti më të angazhuar dhe të vetëdijshëm. Arsenijeviq ka theksuar se kjo iniciativë buron nga nevoja për reagim ndaj sjelljeve të pahijshme dhe incidenteve të shpeshta në hapësirat publike, përfshirë edhe rastet e ngacmimeve nga veturat në rrugë. Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, Arsenijeviq ka ngritur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës, duke e cilësuar atë si të veçantë për nga shkalla e shqetësimeve të tilla. Megjithatë, ai ka pranuar se këto fenomene janë të pranishme edhe në pjesë të tjera të vendit, ndaj një angazhim i organizuar qytetar shihet si një mjet i rëndësishëm për përballimin e tyre. Takimi i sotëm pritet të jetë hapi i parë drejt formalizimit të këtij grupi, ku do të diskutohen format e organizimit, përgjegjësitë dhe rrugët e bashkëpunimit me institucionet lokale dhe forcat e rendit. Kjo nismë sipas sitemit juridik përben vepër penale dhe cenim i rendit pasi dihet që insititucioni i vetëm që kujdeset për sigurinë e qytetarëve është Policia e Kosovës./ Jepi zë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar