Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Krizë e thellë për Al-Taawoun në Arabinë Saudite, vetëm 11 minuta për Nedim Bajramin

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krizë e thellë për Al-Taawoun në Arabinë Saudite, vetëm 11 minuta për Nedim Bajramin
Ekipi i Al-Taawoun vazhdon të regjistrojë rezultate negative në kampionatin saudit të futbollit, duke u zhytur edhe më shumë në krizë, pasi ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 10 javëve të para të sezonit. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në shtëpi, ata u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Al-Qadsiah. Fati i takimit u vulos në sekondat e fundit, kur Reijnders realizoi golin e fitores në minutën e 6-të shtesë të kohës së rregullt (90+6'). Pjesë e kësaj sfide ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili u aktivizuar nga stafi teknik në minutën e 79-të, duke qëndruar në fushën e blertë për rreth 11 minuta. Përveç disfatës, situata te Al-Taawoun është përkeqësuar edhe nga dëmtimet, pasi tre lojtarë të kësaj skuadre u detyruan të linin fushën e lojës për shkak dëmtimesh gjatë ndeshjes. Pas 10 xhirove në elitën e futbollit saudit, Al-Qadsiah është ngjitur përkohësisht në krye të klasifikimit me 25 pikë, e ndjekur nga Al-Hilal me 1 pikë më pak dhe një ndeshje më pak për t'u luajtur, si dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldos që renditet 6 pikë më pas, por me dy ndeshje më pak në dispozicion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar