Sport
Formë e lartë në Çair, mesfushori i Struga Trim Lum kurorëzohet futbollisti më i mirë i javës
Reklamë e Sponsorizuar
Besmir Bojku po konfirmon edhe një herë statusin e tij si një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Struga Trim Lum.
Prej disa vitesh, ai mban rolin e liderit te klubi strugan, ndërsa formën e tij të lartë e dëshmoi sërish në transfertën e vështirë kundër Shkëndijës së Haraçinës.
Bojku ishte protagonist absolut në këtë sfidë, duke lënë gjurmë jo vetëm me realizimin e tij fantastik që në minutën e 9-të të takimit, por edhe me një paraqitje mbresëlënëse në një terren tejet sfidues.
Në fund, Struga TL arriti të sigurojë një triumf me shifrat 2:0, duke arkëtuar tri pikë me peshë të madhe jashtë fushës së vet.
Falë këtij paraqitjeje shembullore, Besmir Bojku është shpallur zyrtarisht lojtari i javës së 10-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, në 11-shen më të mirë të kësaj xhiroje figurojnë edhe tre bashkëklasës të tij, Diako, Roçi dhe Radeski; Meliqi, Krasniqi e Tamba nga Shkëndija e Tetovës; Taleski dhe Nikolov nga radhët e Vardarit; Eftimovi i Sileksit, si dhe Sila nga Tikveshi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: