Politikë
Bashkëpunimi dhe siguria në rajon në fokus: Komandanti i KFOR-it pritet në takim nga ministri shqiptar i Mbrojtjes
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i cili ka publikuar edhe detajet kryesore të këtij bashkëbisedimi.
“Takimi ofroi një mundësi për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë pas emërimit të gjeneral major Vergorit si komandant i KFOR-it, për të shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin dhe për të riafirmuar një angazhim të përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Republika e Shqipërisë është pjesë aktive e misionit të NATO-s, ndërsa kontributi i saj në kuadër të KFOR-it konkretizohet me angazhimin e 17 ushtarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: