Aktuale
Festë e madhe në Gjakovë më 28 Nëntor: Eli Fara dhe Ansambli “Skënderbeu” ngjiten në skenë për një mbrëmje magjike
Reklamë e Sponsorizuar
Qyteti i Gjakovës do të jetë mikpritësi i një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike në kuadër të festivalit tradicional “Ditët e Nëntorit”, duke sjellë për publikun artin e kulluar të këngës shqiptare.
Më 28 Nëntor, në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, do të performojë këngëtarja e njohur e skenës sonë, Eli Fara, e cila do të shoqërohet nga Ansambli Artistik “Skënderbeu”. Koncerti festiv është parashikuar të nisë duke filluar nga ora 20:00, duke i ftuar të gjithë dashamirësit e muzikës së mirëfilltë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi kulturor e tradicional korçar.
Organizatorët kanë vënë në pah rëndësinë e këtij eventi, duke theksuar se prania e artistëve korçarë i jep një dimension tjetër festës së Flamurit.
“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
Aty vlerësohet lart kontributi disadekadësh i këngëtares, si dhe roli i rëndësishëm i ansamblit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. “Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria. Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: