Politikë
Limaj: Dalja publike e Trendafilovës dëshmon efektin e menjëhershëm të ligjit të ri për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar si zhvillim inkurajues reagimin e fundit të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me legjislacionin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Limaj theksoi se ky zhvillim është rezultat i drejtpërdrejtë i hapave institucionalë të ndërmarrë nga Kosova. Ai e konsideroi këtë prononcim sqarues si sinjalin e parë se rregullat e reja tashmë kanë filluar të japin rezultatet e tyre.
Më tej, ai vuri në dukje se kreu i Gjykatës Speciale nuk e ka vënë në diskutim apo komentuar ligjin e ri, por është kufizuar vetëm në sqarimin e kornizës juridike mbi të cilën operon ky institucion.
Sipas politikanit kosovar, kryetarja nuk gëzon kompetenca për të shqyrtuar apo interpretuar aktet ligjore që dalin nga Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se ajo ka ruajtur një qasje tejet të kujdesshme në deklarimet e saj.
“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: