Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Reali kërkon miliona euro nga gjashtë klube të Premier League

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reali kërkon miliona euro nga gjashtë klube të Premier League
Ideja e projektit të Super Ligës Europiane  vazhdon të krijojë përplasje të mëdha mes klubeve elitare europiane, pesë vite pas prezantimit të saj. Së fundmi, Real Madridi ka kërkuar zyrtarisht dëmshpërblim financiar nga gjashtë klubet kryesore të Premier League. Sipas “The Athletic”, bëhet fjalë për detyrime financiare që rrjedhin nga marrëveshja fillestare e projektit. Skuadrat e përfshira në këtë çështje janë Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham. Të gjashta këto klube angleze u tërhoqën me shpejtësi nga iniciativa në vitin 2021 pas reagimeve të ashpra nga tifozët dhe opinionit publik. Megjithatë, klubi spanjoll pretendon se ata duhet të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve që mund të arrijë deri në 80 milionë euro. Real Madridi, Barcelona dhe Juventus kishin ndarë kostot e promovimit dhe organizimit të këtij kompeticioni. Mbetet ende e paqartë nëse klubet angleze do të pranojnë të paguajnë këtë shumë, por drejtuesit madrilenë nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar