Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Limaj e quan historik reagimin e Trendafilovës: Dëshmi e qartë e ndikimit të legjislacionit të ri për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Limaj e quan historik reagimin e Trendafilovës: Dëshmi e qartë e ndikimit të legjislacionit të ri për Specialen
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur deklarimin e fundit të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ndryshimet ligjore të votuara në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur atë një zhvillim inkurajues. I ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, politikani kosovar theksoi se dalja publike dhe sqarimet e dhëna nga Trendafilova përbëjnë sinjalin e parë konkret se ligji i ri ka prodhuar efekte të ndjeshme në praktikë. Sipas Limajt, kreu i këtij institucioni nuk është lëshuar në komente të drejtpërdrejta mbi normat e reja, por është kufizuar vetëm te sqarimi i kornizës ekzistuese juridike mbi të cilën operon gjykata. Duke analizuar situatën, ai vlerësoi se kryetarja e Gjykatës Speciale ka treguar maturi institucionale, pasi është e vetëdijshme se nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar apo interpretuar aktet normative që burojnë nga legislativi i Kosovës. “Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar