Aktuale
Përplasja e ngjyrave detyron Barcelonën: Skuadra e Flick rikthehet te dizajni portokalli kundër PSG-së
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës do të sjellë një risi vizuale për katalunasit, të cilët do të zbarkojnë në fushë me fanellën e tyre portokalli të sezonit të kaluar.
Sipas burimeve nga shtypi spanjoll, vendimi ka ardhur pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga UEFA dhe autoritetet e transmetimit televiziv, të cilët kanë konstatuar se asnjë nga tri garniturat e këtij sezoni nuk mund të përdoret për shkak të rrezikut të ngatërrimit të ngjyrave me uniformën e skuadrës pariziene.
Problematike janë konsideruar si fanella tradicionale kuqeblu, ashtu edhe ajo e dyta në tonet e zezë dhe vjollcë, ndërsa e treta në nuancat e blusë është vlerësuar gjithashtu e papërshtatshme për këtë supersfidë evropiane.
Si pasojë e kësaj situate, ekipi i drejtuar nga trajneri Hansi Flick do të nxjerrë nga arkiva fanellën e tretë portokalli të edicionit të kaluar, duke i dhënë asaj një përdorim të ri zyrtar.
Kjo pajisje sportive ishte veshur më parë vetëm në një takim miqësor para sezonit kundër Baselit, sfidë kjo e mbyllur me fitoren e thellë 5-2 të katalunasve.
Tani, kjo fanellë do të debutojë në një ndeshje zyrtare me peshë specifike, teksa Barcelona do ta mbajë veshur në transfertën e vështirë ndaj kampionëve francezë të PSG-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: