Kronikë
KFOR-i me donacion për zjarrfikësit e Pejës
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtarët italianë, nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), zbatuan një projekt për të mbështetur Stacionin e Zjarrfikësve në Pejë.
Komandanti i RC-W, kolonel Giuseppe De Blasi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Shefki Abdullahu, kryesuan ceremoninë e dorëzimit.
Projekti përfshinte dorëzimin e një kamioni të ri të pajisur me një sistem të përparuar zjarrfikës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, automjeti do të forcojë aftësitë operacionale të shërbimit lokal të zjarrfikësve, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë komunën.
“Kjo iniciativë thekson angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar me partnerët lokalë përmes projekteve që mbështesin komunitetet lokale, në mënyrë të paanshme dhe në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: