Aktuale
Hargreaves takon Ramën: Në fokus Lojërat Mesdhetare dhe mundësitë për investitorët britanikë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Jonathan Hargreaves, ku është diskutuar mbi zhvillimin e kryeqytetit dhe projektet e ardhshme strategjike.
Në qendër të bisedës mes dy zyrtarëve kanë qenë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, si dhe vizioni zhvillues që ka administrata komunale për transformimin e Prishtinës.
Pas takimit, diplomati britanik ka theksuar se kryeqyteti po kalon një periudhë dinamike zhvillimi, duke vënë në pah hapësirat e reja që mund të përfitojnë bizneset dhe investitorët nga Britania e Madhe.
"Prishtina është një qytet në lëvizje. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar rreth Lojërave Mesdhetare, planeve ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësive që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë", ka deklaruar ndër të tjera ambasadori Hargreaves.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: