Sport
UEFA beson drejtësinë e duelit Aarhus - Egnatia te gjyqtari kroat
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Egnatia, po bëhen gati për sfidën e radhës evropiane, ndërkohë që UEFA ka përcaktuar tashmë zyrtarin që do të ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Në fushën e blertë të duelit Aarhus-Egnatia, i vlefshëm për Conference League dhe që do të luhet të enjten në orën 21:00, autoriteti kryesor do të jetë gjyqtari kroat Ante Culina.
Për 33-vjeçarin nga Kroacia, kjo do të jetë ndeshja e parë në karrierë që do të gjykojë një skuadër ose kombëtare nga Shqipëria, pasi nuk regjistron asnjë precedent të mëparshëm me ta.
Statistikat tregojnë se arbitri kroat tregon një qasje mjaft të ashpër sa i përket ndëshkimeve disiplinore, duke qenë se gjatë këtij edicioni, në vetëm 8 takime të drejtuara, ai ka nxjerrë nga xhepi 27 kartonë të verdhë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: