Sport
UEFA i beson sërish Juxhin Xhajës, arbitri shqiptar rikthehet në arenën ndërkombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Gjyqtari i njohur i Kategorisë Superiore, Juxhin Xhaja, do të jetë protagonist këtë javë në garat evropiane, pasi është përzgjedhur nga UEFA për të ndarë drejtësinë në një sfidë të Ligës së Konferencës.
Delegimi i tij e dërgon Xhajën në Danimarkë, ku do të mbikëqyrë takimin mes ekipit danez të Midtjylland – i cili së fundmi u përball me Egnatian – dhe klubit belg, St. Truidense. Ky vlerësim konfirmon rritjen e vazhdueshme të arbitrit shqiptar në nivelet e larta të futbollit kontinental.
Në këtë mision, Xhaja do të mbështetet nga një ekip i plotë shqiptar. Asistentët e tij në vijën anësore do të jenë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Ena Jorgji.
Sikurse është bërë tashmë praktikë në delegimet e UEFA-s për arbitrat tanë, teknologjia VAR do të menaxhohet nga eksperti italian Daniele Doveri, ndërsa në dhomën e kontrollit si AVAR do të pozicionohet Olsion Yzeiraj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: