Aktuale
Gjest skandaloz në Konviktin Nr. 4 në Prishtinë, reagon ashpër drejtori i Qendrës së Studentëve
Reklamë e Sponsorizuar
Një gjest i papranueshëm dhe i pamatur nga një student ka shkaktuar valë indinjate në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi.
Sipas imazheve që kanë bërë xhiron në internet, incidenti dyshohet se ka ndodhur brenda Konviktit Nr. 4 në kryeqytet, ku pranë guaskës së tualetit janë vënë re faqe të shkëputura nga një libër fetar.
Lidhur me këtë ngjarje, Qendra e Studentëve në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se ka marrë një ankesë formale nga banorët e konvikteve.
Drejtori i këtij institucioni, Ekrem Rudari, e ka cilësuar aktin si skandaloz dhe në kundërshtim të plotë me çdo normë njerëzore apo kulturore, duke bërë të aformuar se po bëhen hetime intensive për identifikimin e autorit.
"Veprim shumë i keq. Kjo s'është as kulturë fetare e as njerëzore. E kemi pranuar një ankesë, njëri prej studentëve ka ardhur dhe ma ka treguar foton. Jam ndjerë shumë keq me këtë veprim. Por, besoj që është një rast i izoluar", u shpreh Rudari.
Ai shtoi gjithashtu: "Ne kemi hulumtuar dhe kemi bërë përpjekje që ta zbulojmë se kush e ka bërë këtë gjest të pahijshme, por deri tani s'kemi arritur. Ne do të bëjmë edhe më tutje ta zbulojmë se kush është ai".
Në fund, drejtori Rudari vuri në dukje se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve dhe ruajtjen e paqes sociale në konvikte.
"Përpjekjet tona janë maksimale për studentët. Ne po punojmë vazhdimisht që të kemi kushte më të mira. Sot, qetësi dhe harmonia brenda ambienteve është shumë e mirë", përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: