Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
Opinionisti Visar Ymeri, tha në debat plus, se Albin Kurti kësaj radhe nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri, ‘për shkak se ka pasë qortime nga miqtë ndërkombëtarë’, sidomos nga Gjermania. “Mendoj që kryeministri Kurti është dashtë ta mendojë ma thellë pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, jo vetëm nga perspektiva elektorale. Nëse fitojnë partitë e fuqishme të hapin këtu degë dhe anasjelltas, a i kontribuon kjo më shumë bashkimit apo polarizmit. Natyrisht, atje rezultat nuk ka mundur të presë me emrat që i ka vendosë. Mendoj që ka një arsye shtesë pse nuk ka ndërhy këtë radhë, sepse nuk ka përkrahje të fuqishme për ndonjë nga partitë politike atje. Unë mendoj që për këtë lloj të ndërhyrjes, në Kosovë dhe në Shqipëri, Gjermania ka qenë jashtëzakonisht shumë e brengosur, sa herë ka pa këso elemente. Te zoti Kurti, mendoj që ka pasë kërkesa edhe atëherë nga qeveria gjermane, që mos të ndërhyjë më në këtë mënyrë”, tha Ymeri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar