Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sukses historik për Kosovën, projekti i APK-së shpallet i dyti më inovativ në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sukses historik për Kosovën, projekti i APK-së shpallet i dyti më inovativ në Evropë
Republika e Kosovës ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u radhitur e dyta në Evropë për sa i takon inovacionit në luftën kundër korrupsionit. Nisma e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e titulluar “Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit”, fillimisht u përzgjodh në pesëshen e projekteve më inovative në kontinent dhe më pas, falë votave të institucioneve anëtare, rrëmbeu vendin e dytë. Ky vlerësim madhor u bë i ditur gj4 punimeve të Konferencës së 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian kundër Korrupsionit (EPAC) dhe Rrjetit Evropian të Pikave të Kontaktit kundër Korrupsionit (EACN), ngjarje kjo e cila u zhvillua nga 5 deri më 7 tetor 2026 në qytetin e Budvës në Malin e Zi. Delegacioni i Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme u kryesua nga Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, i cili u shoqërua nga Udhëheqësi i Divizionit për Sinjalizim, Milot Shala. Kjo ngjarje ndërkombëtare bashkoi autoritetet më të zëshme anti-korrupsion, mekanizmat e mbikëqyrjes policore, agjencitë e Bashkimit Evropian dhe organizata të ndryshme globale, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira rreth mbrojtjes së fondeve të BE-së, përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe sigurisë së sinjalizuesve. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë theksohet se ky triumf ndërkombëtar erdhi pasi projekti i realizuar në partneritet me D+ u dallua mes 114 nismave të ndryshme nga e gjithë Evropa. Pas filtrimit fillestar në pesë më të mirat dhe votimit nga ana e institucioneve pjesëmarrëse, projekti nga Kosova u kurorëzua zyrtarisht në pozitat e larta evropiane. Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegatët votuan gjithashtu miratimin e Deklaratës së Budvës. Kjo deklaratë vë theksin te domosdoshmëria e bashkëpunimit operacional në fushën e parandalimit të korrupsionit, duke shprehur njëkohësisht shqetësimin për përpjekjet e herëpashershme për të cënuar pavarësinë e institucioneve anti-korrupsion në shtete të ndryshme, si dhe duke bërë thirrje për mbrojtjen e pakompromis të autonomisë dhe sinjalizuesve. Përmes këtij rezultati kulminant, APK-ja bën të aformueshme se edukimi i brezave të rinj mbetet një nga shtyllat më jetike për frenimin e korrupsionit dhe rrënjosjen e një kulture të thellë të integritetit në shoqërinë kosovare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar