Sport
Kombëtarja pa mbrojtësin kyç: FFK konfirmon mungesën e Albian Hajdarit ndaj Austrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen e mbrojtësit Albian Hajdari, pak orë para përballjes vendimtare të sotme kundër Austrisë, e cila nis në ora 18:00.
Ndonëse stafi mjekësor ka bërë përpjekje titanike për ta kthyer në fushë, mbrojtësi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe nuk do të mund të kontribuojë për Përfaqësuesjen e Kosovës në këtë duel.
Hajdari kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes paraprake kundër Irlandës. Pavarësisht angazhimit maksimal dhe terapisë intensive gjatë ditëve të fundit, afati kohor ka qenë tepër i shkurtër për ta bërë atë të gatshëm për sfidën e radhës.
Nga shtëpia e futbollit kosovar bëhet e ditur se vetë lojtari ka shfaqur vullnet të jashtëzakonshëm për të zbritur në fushë dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës, mirëpo kontrollet e fundit mjekësore kanë konfirmuar përfundimisht pamundësinë e aktivizimit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: