Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ten Hag thyen heshtjen: Sulmuesi yll që kërkova me çdo kusht te Manchester United

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ten Hag thyen heshtjen: Sulmuesi yll që kërkova me çdo kusht te Manchester United
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka bërë një rrëfim të bujshëm, duke pranuar se sulmuesi anglez Harry Kane ka qenë objektivi i tij kryesor për merkaton e verës së vitit 2023, një transferim për të cilin ai insistoi fuqimisht, por që nuk u realizua kurrë për shkak të vendimeve të klubit. Në një prononcim për mediat e huaja, strategu holandez shpjegoi se pas përfundimit të sezonit të tij debutues në krye të "Djajve të Kuq", nevoja për një qendërsulmues të kalibrit botëror ishte emergjente, ndaj kapiteni i kombëtares së Anglisë ishte opsioni i tij i padiskutueshëm. "Unë kërkoja vetëm një lojtar të vetëm dhe të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë", u shpreh Ten Hag. "Bëra gjithçka për këtë marrëveshje. Kisha informacione se kishte një vullnet pozitiv, ndonëse nuk pata asnjëherë një bisedë direkte me vetë futbollistin. Arsyet e dështimit mbeten ende të panjohura për mua", shtoi ai. Tekniku holandez tregoj se përfundimisht u vu në dijeni nga strukturat drejtuese se klubi kishte hequr dorë nga ndjekja e kësaj piste, duke mos pasur një qartësi të plotë mbi motivet e këtij vendimi strategjik nga ana e drejtuesve të Unitedit. Në të njëjtën periudhë, gjatë merkatos së verës 2023, Kane përfundoi aventurën e tij te Tottenhami për të nisur një kapitull të ri te gjiganti gjerman Bayern Munich, në një transferim që kapte shifrën e rreth 110 milionë eurove, ndërkohë që klubi nga Manchesteri zgjodhi të investojë te talenti danez Rasmus Hojlund. Kujtojmë se Erik ten Hag u shkarkua nga drejtimi i Manchester Unitedit në muajin tetor të vitit 2024, pas një ecurie rezultatesh që nuk përmbushën pritshmëritë e klubit dhe tifozëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar