Sport
Standardet dhe certifikimet, çelësi kryesor për depërtimin e produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Potenciali i bujqësisë industriale, zhvillimi i serrave dhe përpunimi i ushqimit kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë punimeve të panelit të dytë të Samitit të Ballkanit 2026, ku ekspertë dhe sipërmarrës të njohur ndanë përvojat e tyre të suksesit.
Gjatë këtij diskutimi, Rabije Simnica nga kompania "Kosmonte Foods" ndau rrugëtimin e biznesit, duke theksuar se aktiviteti i tyre si distributor i produkteve ushqimore ka nisur në vitin 2002, ndërsa tashmë marka ka kapërcyer kufijtë rajonalë dhe evropianë.
"Kosmonte Foods operon në tregun e Kosovës si distributor i produkteve ushqimore, kryesisht i produkteve të qumështit dhe të mishit, që nga viti 2002. Përveç kësaj, me kalimin e kohës Kosmonte Foods është zgjeruar edhe në tregun e Shqipërisë që nga viti 2004. Pastaj në vitin 2006, e kemi tejkaluar kufirin e Ballkanit dhe Evropës duke operuar dhe duke hapur pothuajse industri në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai. Përveç që Kosmonte tash e sa vite është si distributor, ne kemi, së fundmi tashmë mbi dhjetë vite, ku kemi aplikuar edhe jemi angazhuar që të kemi dhe [titullin e investitorit strategjik nga Parlamenti i Kosovës]", u shpreh Simnica.
Nga ana e tij, Eno Jegeni përfaqësues i "Vegetal Export" nga Shqipëria, vuri theksin te rëndësishmëria e qasjes në treg, pavarësisht kushteve të favorshme natyrore që gëzon vendi.
"Pra gjëja e parë më e rëndësishme është tregu sepse Shqipëria është e njohur për prodhimin, klimën e mirë dhe ujin e bollshëm. Kjo është pozitive mirëpo tregu është më i rëndësishëm dhe jemi dhe fat që jemi gjeografikisht shumë afër me tregun evropian, me tregun më të rëndësishëm në botë për nga numri dhe për nga vlera", theksoi Jegeni.
Ndërkaq, Arif Kastrati nga "Berrykode" u ndal te parakushtet thelbësore që duhet të plotësojë çdo mall për të pasur sukses jashtë vendit, duke veçuar standardet e larta dhe certifikimin.
"Më së pari duhet kualiteti, si të mos e kesh kualitetin s'ke ku me e dërgua askund. Kur e ke kualitetin i ke disa parakushte, e para është certifikimi. Varësisht se ku do me e shitë një produkt, tregjet e ndryshme kanë certifikime të ndryshme", përfundoi Kastrati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: